KUSHTET DHE RREGULLORJA E UDHETIMIT
- Bileta kushton 150 euro ne drejtimin vajtje dhe 100 euro ne kthim.
- Agjensia nuk mban pergjegjesi ne rast vonese per shkak te motit, kontrollit ne dogane ose te ndonje shkaku tjeter qe nuk varet nga ne.
- Pasagjeret jane te detyruar te gjenden ne vendin e nisjes 30 min perpara nisjes se autobusit.
- Ne rast se pasagjeri nuk paraqitet diten dhe orarin e nisjes dhe nuk e ka lajmeruar paraprakisht agjensine ku ka prere bileten , humbet te drejten e perdorimit te saj.
- Anullimi i biletes behet vetem prane agjensise qe e ka leshuar ate. Ky anullim mund te behet 24 ore para nisjes se udhetimit , per shkaqe te arsyshme(objektive), vetem ne kete rast kompania arketon 20% te vleres se biletes dhe i rimburson pasagjerit vleren e mbetur.
- Agjensia nuk eshte e detyruar te degoje pasagjeret ne vendet ose ne ate pjese rruge qe nuk eshte shenuar ne bilete.
- Pasagjeret duhet te zoterojne te gjithe dokumentacionin e kerkuar (ne periudha te ndryshme) dhe mjetet identifikuese per daljen jashte vendit . Femijet qe udhetojne vetem me nje prind, duhet te kene detyrimisht prokure te posacme nga prindi tjeter, ne te kundert nuk mund te udhetojne. Pasaporta duhet të ketë afat së paku 6 muaj.
- Ne rast se pasagjeri kthehet ne dogane per shkak te dokumentave te tij, agjensia nuk kompenson bileten. Ne rast se anullohet udhetimi per shkak te kompanise, kthehet bileta e plote.
- Cdo pasagjer ka te perfshire ne cmimin e biletes transportin e dy bagazheve , nje valixhe me permasa mesatare dhe nje cante shpine apo dore.Per bagazhe shtese kryhet pagese ekstra.
- Autobuzet e kompanise nuk jane te detyruar te presin ne dogane pasagjeret qe kane probleme me sqarimin e dokumentave te tyre me shume se 30 min.
- Agjensia nuk mban asnje pergjegjesi per bagazhet personale te pasagjerit , te cilat duhet te jene nen mbikqyrjen e pasagjerit gjate gjithe kohes se udhetimit dhe ngarkim- shkarkimit ne dogana.
- Ndalohet rreptesisht alkooli dhe cigarja si ne bagazhe ashtu dhe ne perdorim personal.
Rregullore per femijet:
- Femijet 0-7 vjec paguajne 50% te biletes.
- Femijet mbi 7 vjec paguajne bilete te plote.
- Me blerjen e biletes pasagjeri ka pranuar detyrimisht te gjitha kushtet e udhetimit te larte permendura .